Ballina Ekonomi

Temperaturat e larta, në pikat doganore po ofrohet ujë për drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët

TIRANË, 25 korrik/ATSH/ Temperaturat e larta mbi 40 gradë Celsius kanë përfshirë prej disa ditësh vendin, ndërsa autoritetet në vend bëjnë të ditur sezoni veror këtë korrik ka sjellë fluks të shtuar të pasagjerëve dhe turistëve.

Autoritetet doganore në të gjitha pikat kufitare të vendit, për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve që kanë zgjedhur të udhëtojnë në këto ditë të nxehta, po shpërndajnë shishe me ujë të pijshëm.

“Administrata Doganore krahas funksioneve të saj ligjzbatuese, jep dhe një kontributit social, duke shpërndarë ujë në këto ditë të nxehta, të cilat kanë shënuar dhe temperaturat më të larta në sezon”, bën të ditur Dogana.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUASHINGTON – SHBA akordon 400 milionë dollarë shtesë ndihmë ushtarake për Ukrainën
Artikulli tjetërKOMENT – I nxehti i ferrit dhe zjarret masive “pushtojnë” Europën