MADRID, 16 qershor /ATSH-DPA/ – Spanja do të dërgojë tanket dhe mjetet e blinduara të premtuara në Ukrainë javën e ardhshme, si dhe një spital ushtarak fushor, njoftoi ministrja e Mbrojtjes, Margarita Robles.
20 transportuesit e personelit të blinduar M113 dhe katër tanket e tjera të pritshme Leopard 2A4 (të cilat ishin në riparim deri më tani) do të mbërrijnë në Poloni të hënën e ardhshme dhe prej andej do të dërgohen direkt në Kiev.
Përveç kësaj, Madridi do t’i dhurojë Ukrainës një spital ”Role 2+”, një njësi emergjente e vendosur shpejt, e aftë për të mbështetur operacionin dhe menaxhimin pas operacionit.
Spanja kishte njoftuar dërgimin e M113 shkurtin e kaluar dhe njoftoi muajin pasardhës se do të dërgonte gjithsej 10 tanke ”Leopard 2A4”, dy prej të cilave u dorëzuan në Ukrainë në fund të prillit./ /os/






















