Ballina Aktualitet

PS, 7 mandate në këshillin bashkiak të Konispolit

TIRANË, 16 maj /ATSH – I. Vata/ Përfundoi numërimi për këshillin bashkiak edhe në bashkinë Konispol, ku Partia Socialiste kryeson me 7 mandate ndjekur nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, me 3 mandate.

Po ashtu, Partia Republikane ka 1 mandat, Partia Lëvizja e Legalitetit 1 mandat, Partia Demokratike 1 mandat dhe Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 2 mandate.

Sipas publikimit të rezultateve paraprake të KQZ-së, koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka marrë 15.59%, ose 669 vota. Partia Socialiste 39.76% ose 1706 vota, Partia Republikane 7.39% ose  317vota, Partia Lëvizja e Legalitetit 6.27% ose 269 vota, Partia Demokratike 9.95% ose 427 vota dhe partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 14.80% ose 635 vota

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPS fiton 12 mandate në këshillin bashkiak të Roskovecit
Artikulli tjetërPS fiton 9 mandate në këshillin bashkiak të Rrogozhinës