Ballina Aktualitet

PS fiton 12 mandate në këshillin bashkiak të Roskovecit

TIRANË, 16 maj /ATSH/ Në bashkinë Roskovec ka përfunduar numërimi për anëtarët e këshillit bashkiak, ku është shpallur fituese Partia Socialiste.

Sipas të dhënave nga KQZ në këtë bashki janë numëruar të gjitha kutitë e 39 qendrave të votimit.

Nga të dhënat rezulton se Partia Socialiste ka marrë 12 mandate dhe koalicioni “Bashkë Fitojmë” 7 mandate.

Ndërsa PDIU dhe Partia Balli Kombëtar kanë marrë nga një mandat secila.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPS, shumicë me 24 mandate në këshillin bashkiak të Lushnjës
Artikulli tjetërPS, 7 mandate në këshillin bashkiak të Konispolit