Ballina Aktualitet

PS fiton 9 mandate në këshillin bashkiak të Rrogozhinës

TIRANË, 16 maj /ATSH/ Në bashkinë Rrogozhinë, Partia Socialiste është shpallur fituese për këshillin bashkiak.

Në këtë bashki sipas të dhënave të KQZ-së ka përfunduar numërimi i 55 kutive të votimit në total.

Nga këto të dhëna, Partia Socialiste ka marrë 9 mandate, koalicioni “Bashkë Fitojmë” 4 mandate dhe Partia Demokratike 3 mandate.

Ndërsa Partia Socialdemokrate ka marrë 2 mandate në këtë bashki.

Partia Republikane (PR), partia Lëvizja e Legalitetit (PLL), kandidati i propozuar nga zgjedhësit, Mitat Daja kanë marrë nga një mandat secili.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPS, 7 mandate në këshillin bashkiak të Konispolit
Artikulli tjetërSOFT NEWS – Kush ”vodhi” më shumë zemra De Niro apo Al Pacino?