Ballina Flash

Gjiknuri: Parku në qendër të Librazhdit gati në mars

TIRANË, 19 janar/ATSH/ Hapësira prej rreth 7 mijë metra katror, shumë pranë qendrës së qytetit të Librazhdit, do të transformohet në një park të madh me ambiente çlodhëse për qytetarët.

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit, Damian Gjiknuri dhe kryetari i bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra inspektuan sot punimet që po kryhen për rehabilitimin e kësaj zone.

“Falë vëmendjes së treguar nga bashkia punimet për rehabilitimin e kësaj zone të qytetit do përfundojnë në muajin mars. Ky është një tjetër tregues i punëve të mira që Kastrioti po bën në funksion të qytetarëve”, tha Gjiknuri.

Gjiknuri shtoi se pas këtij investimi, do të vijohet me fazën e dytë të punimeve në të gjithë bllokun që përfshin edhe rivitalizimin e muzeumit dhe xhamisë.

 

/m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakForcohet dollari, euroja nuk ndryshon
Artikulli tjetërQendro: Përballuam me sukses emergjencat civile