Ballina Ekonomi

Forcohet dollari, euroja nuk ndryshon

TIRANË, 19 janar /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të enjten dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa euroja ruajti të njëjtën vlerë këmbimi me lekun, sa të mërkurën.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0.36 lekë dhe këmbehet me 107.56 lekë, ndërsa euroja këmbehet me 116.37 lekë.
Paundi britanik krahasuar me një ditë më parë, u mbiçmua me 0.28 lekë duke u ngjitur në kuotën 132.58 lekë.

Ndërkohë, franga zvicerane këmbehet me 117.33 lekë, ose 0.10 lekë më pak se ditën e mërkurë.

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 107.56 +0.36
Euro EUR 116.37 0.00
Poundi Britanik GBP 132.58 +0.28
Franga Zvicerane CHF 117.33 -0.10
Jeni Japonez (100) JPY 83.68 +0.68
Dollari Australian AUD 73.99 -1.30
Dollari Kanadez CAD 79.65 -0.59
Korona Suedeze SEK 10.47 +0.05
Korona Norvegjeze NOK 10.85 -0.06
Korona Daneze DKK 15.65 0.00
SDR SDR 145.18 +0.60
Ari(OZ 1) XAU 205194.36 +78.19
Argjend(OZ 1) XAG 2514.94 -80.03
Juani Kinez (onshore) CNY 15.85 -0.02
Juani Kinez (offshore) CNH 15.85 -0.03
Lira Turke TRY 5.72 +0.02
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUKRAINË – Kievi dënon krahasimin e Lavrovit mes rusëve dhe hebrenjve
Artikulli tjetërGjiknuri: Parku në qendër të Librazhdit gati në mars