Ballina Bota

SHBA – Prania e virusit të poliomelitit zbulohet në kanalizimet e Nju-Jorkut

NJU-JORK, 12 gusht /ATSH-DPA/ – Prania e virusit të poliomelitit është zbuluar në kanalizimet e  qytetit të Nju-Jorkut, konfirmoi sot Departamenti i Shëndetësisë së shtetit të Nju-Jorkut, një zbulim shqetësues në kampionët e ujërave të zeza, vetëm tre javë pasi një rast u konstatua në kontenë e Rocklandit.

Rasti i poliomelitit në Rockland është i pari që zbulohet pas thuajse një dekade në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Megjithatë, mbërritja e virusit paralizues në Nju-Jork sugjeron shpërndarjen e tij tashmë në komunitet.

“Për çdo rast të zbuluar të sëmundjes paralizuese të polimelitit, qindra të tjerë mund të kalojnë pa u identifikuar”,  sqaroi përmes një deklarate komisionerja shtetërore e shëndetësisë Mary Bassett.

“Zbulimi i pranisë së virusit polio në kampionët e ujërave të zeza në Nju-Jork është alarmues, por jo i befasishëm”, deklaroi ajo.

Komsioneri shëndetësisë së qytetit të Nju-Jorkut, doktor Ashëin Vasan u bëri thirrje nju-jorkezëve që të reagojnë lidhur me këtë zbulim duke marrë vaksinën tashmë ekzistuese kundër poliomelitit.

/u.sh/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIPARD III, investime në mekanikë bujqësore për kulturat e drithit
Artikulli tjetërPlagosja e inspektorit të IMT, Veliaj: Dënim maksimal për kriminelin