Ballina Flash

COVID-19, MSHMS: 67 të infektuar dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit

TIRANË, 10 mars/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi se në 24 orët e fundit janë kryer 1239 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 67 qytetarë.

Rastet pozitive janë evidentuar në këto bashki: 23 në Tiranë, nga 4 qytetarë në Durrës, Vlorë, nga 3 qytetarë në Elbasan, Dropull, Sarandë, Delvinë, nga 2 qytetarë në Kamzë, Fier, Lushnjë, Divjakë, nga 1 qytetar në Kuçovë, Devoll, Memaliaj, Libohovë, Gjirokastër, Mallakastër, Dibër, Kurbin, Mirditë, Lezhë, Tropojë, Has, Kukës, Fushë-Arrëz, Malësi e Madhe, Shkodër.

MSHMS informoi se “janë 1119 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin”.

Aktualisht, në spitalet COVID po marrin trajtim 44 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me SARS-COV-2 pozitiv një qytetar nga Tirana 82 vjeç.

Po ashtu, “janë shëruar 100 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 267,876 që nga fillimi i epidemisë”.

Statistika (10 mars 2022)
Raste të reja ditore 67
Të shëruar në 24 orë 100
Të shtruar në spitale 44
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1239

Testime totale 1,757,186
Raste pozitive 272,479
Raste të shëruara 267,876
Raste aktive 1119
Humbje jete 3,484

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 317
Fier 197
Lezhë 188
Kukës 93
Shkodër 86
Vlorë 61
Elbasan 60
Berat 29
Gjirokastër 28
Korçë 28
Durrës 27
Dibër 5

/m.m/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Mali i Zi heq masat kufizuese
Artikulli tjetërVARSHAVË – Harris: Mbështetje e plotë për Poloninë dhe aleatët e saj lindorë