Ballina Ekonomi

Përmirësimi i klimës, Bilali: Konsultime publike me biznesin

TIRANË, 7 janar/ATSH/ Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Edona Bilali zhvilloi sot një takim me kryetaren e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë, Ines Muçostepa.
“Dhomat e Tregtisë janë një qendër referimi si për biznesin, ashtu edhe për qeverinë, e cila synon të adresojë cilësisht kërkesat dhe shërbimet ndaj biznesit”, tha ministrja Bilali.

Bilali vuri në dukje se gjatë takimi theksi u vu tek zhvillimi i konsultimeve publike për të dëgjuar mendime dhe sugjerime nga bizneset, me qëllim përmirësimin e klimës së biznesit dhe të investimeve në vend.

Nga ana e saj, Muçostepa theksoi se gjatë takimit u fol edhe lidhur me forcimin e rolit të Dhomave të Tregtisë për të ofruar shërbime të reja ndaj biznesit dhe adresimin cilësor të kërkesave të tyre për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPolicia dhe forcat “Renea” kontrolle të befasishme, arrestohen 19 persona
Artikulli tjetërManastirliu: 80% e administratës e vaksinuar