TIRANË, 24 shtator/ATSH/ Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka nisur sot nga Kavaja turin për rivendosjen nën kontroll të mbetjeve dhe mjedisit, në funksion të turizmit.
Në Kavaja ajo është takuar me deputetin e Partisë Socialiste për Kavajën, Rrogozhinën dhe qarkun e Tiranës, Etjen Xhafaj si dhe kryetarin e bashkisë së Kavajës, Redjan Krali.
Deputeti Xhafaj përmes një reagimi ka shprehu mirënjohje ndaj ministres Kumbaro që zgjodhi Kavajën për të nisur turin për rivendosjen nën kontroll të mbetjeve dhe mjedisit, në funksion të turizmit.
“Mirënjohës ministres Mirela Kumbaro që u përgjigj pozitivisht ndaj kërkesës sonë dhe e nisi nga Kavaja turin për rivendosjen nën kontroll të mbetjeve dhe mjedisit, në funksion të turizmit”, shprehet Xhafaj.
Ai thekson se, “bashkë me Ministrinë e Turizmit e Mjedisit dhe Bashkinë e Kavajës, nisëm sot një proces të ri që do të largojë mbetjet nga zonat turistike e qyteti dhe do të mundësojë një sezon edhe më produktiv për të gjithë zonën”.
/a.a/r.e/























