Rama takon Rutte: Holanda, mbështetje të plotë për nisjen formale të negociatave për anëtarësim në BE

TIRANË, 24 shtator/ATSH/ Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryeministrin e Mbretërisë së Holandës, Mark Rutte, në zyrat e Organizatës të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork.

Rama u shpreh se kryeministri Rutte, do të vizitojë Shqipërinë në 10 nëntor, për të rikonfirmuar mbështetjen e plotë të Holandës për nisjen formale të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Në selinë e OKB me kryeministrin e Mbretërisë së Holandës, Mark Rutte, i cili do të vizitojë Shqipërinë në 10 nëntor, për të rikonfirmuar mbështetjen e plotë të Holandës për nisjen formale të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian”, shprehet Rama.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar edhe nga ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ndodhet në SHBA për të marrë pjesë në javën e Nivelit të Lartë të Sesionit të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.