Ballina Bota

AFGANISTAN – SHBA sulm ajror në Kabul kundër militantëve të ISIS-K

KABUL, 29 gusht /ATSH-ANSA/ – SHBA-ja ka kryer një sulm me dron në Kabul, në shënjestër të të cilit ishin kamikazë.

“Një automjet me disa kamikazë u godit gjatë rrugës për në aeroport”, thanë burimet e administratës, të cituara nga Associated Press, sipas të cilave kërcënimi “besohet të jetë eleminuar”.

“Të paktën një fëmijë u vra në një shpërthim rakete kundër një ndërtese në Kabul”, raportoi Al Arabiya, duke cituar një oficer të policisë lokale.

Disa medie raportuan për të paktën dy të vdekur dhe tre të plagosur.

Disa video të publikuara tregojnë një shpërthim, por nuk ka konfirmim të mëtejshëm.

Al Arabiya postoi videon e një kolone tymi që ngrihej nga zona./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPogradec, muzika klasike dhe qytetare “josh” publikun tek Odeoni
Artikulli tjetërDy Shqipëri sa të ndryshme aq mahnitëse, reportazhi me miliona shikues nga Nastja Ivleva dhe Julia Koval