Ballina Flash

Pogradec, muzika klasike dhe qytetare “josh” publikun tek Odeoni

TIRANË, 29 gusht/ATSH/ Mbrëmjen e djeshme në Odeonin e qytetit të Pogradecit orkestra e harqeve performoi për publikun e pranishëm materiale të muzikës klasike dhe këngë shumë të njohura nga muzika qytetare shqiptare.

Zëri i mrekullueshëm i sopranos pogradecare, Erinda Agolli, nën tingujt e orkestrës krijoi një atmosferë sa të bukur aq edhe të magjishme.
Gjithashtu violinisti pogradecar, Eritan Kamolli, si një nga organizatorët kryesorë të kësaj mbrëmje klasike performoi si drejtues formacioni por edhe si solist duke interpretuar një nga pjesët më të bukura të muzikës klasike, “Stinët” – A. Vivaldi.
Aktiviteti u organizua nga Qendra Kulturore “Lasgush Poradeci”, në bashkëpunim me shoqatën “SinfoArt”.
Sezoni turistik ka nxitur aktivitetet në Pogradec, duke pasur gjithmonë publik të apasionuar pas artit dhe kulturës. /j.p/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFinalizohet operacioni policor “Vermoshi”, kapet i shpalluri në kërkim
Artikulli tjetërAFGANISTAN – SHBA sulm ajror në Kabul kundër militantëve të ISIS-K