Ballina Ekonomi

Kantieri i Unazës, Rama: Drejt përfundimit Galeria numër 5 në nyjën e Sheshit Shqiponja


TIRANË, 12 gusht/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në Facebook një video ku tregohet puna që po vijon të zhvillohet për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës.

Kryeministri Rama është shprehur se puna në kantierin e Unazës së Madhe të Tiranës vijon pa pushim.

Rama ka theksuar se është drejt përfundimit Galeria nr. 5 në unazën perëndimore, në nyjën e ish-sheshit “Shqiponja”.

Gjithashtu, ka shtuar Rama, në lotin 2 ka përfunduar edhe ndërtimi i nënkalimit në zonën e “Astirit” dhe ndërtimi i rrugëve paralele.

“Kantieri i Unazës së Madhe i Tiranës, papushim në punë. Drejt përfundimit Galeria numër 5 në unazën perëndimore, në nyjën e Sheshit Shqiponja. Në lotin 2 ka përfunduar edhe ndërtimi i nënkalimit në zonën e Astirit dhe ndërtimi i rrugëve paralele”, ka shkruar Rama në tekstin bashkëngjitur videos.

Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë. Përfundimi i saj në vitin 2023 lehtëson trafikun brenda Tiranës, ndërsa e lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBeteja me zjarret, Kushi: Nuk ka frymëzim më të madh se personazhet e jetës reale
Artikulli tjetërCOVID-19 – Rusia regjistron numrin më të lartë të vdekjeve në 24 orë