GJERMANI – Scholz: SPD mund të drejtojë qeverinë e ardhshme

BERLIN, 4 maj /ATSH-DPA/ – Qendra e majtë, SPD-ja gjermane, mund të drejtojë qeverinë e ardhshme nëse arrin 20% më shumë në zgjedhjet e përgjithshme të shtatorit, deklaroi kandidati i saj për kancelar, Olaf Scholz.

Scholz, aktualisht ministrër i Financave si pjesë e një koalicioni me kristian-demokratët e Angela Merkel (CDU), beson se social-demokratët mund të mbizotërojnë, pavarësisht nga numri i ulët i përkrahjes.

“Një parakusht tashmë është përmbushur. CDU dhe CSU e dinë që ato nuk do të kalojnë nivelin 30%, kështu që tani ne gjithashtu mund të drejtojmë qeverinë e ardhshme me një rezultat shumë të mirë, 20% e sipër”, tha Scholz në televizion ZDF.

”SPD ka propozimet e duhura se si duhet ta drejtojë Gjermaninë. Kjo është arsyeja pse ne besojmë se edhe ne mund të përfundojmë përpara”, shtoi Scholz.

Ai tha se partia kishte marrë një vendim optimal për ta nominuar atë si një kandidat për kancelar në fillim të gushtit të kaluar, ndryshe nga CDU/CSU dhe të gjelbrit, të cilët vetëm kohët e fundit zgjodhën Armin Laschet dhe Annalena Baerbock.

Në një sondazh të fundit, të gjelbrit ishin përpara me rreth 25%, CDU/CSU me rreth 24, me SPD që mbetet në disavantazh me 15%./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.