Kërkesa për shkarkimin e Metës/ Blushi: Zero vëmendje ndaj Parlamentit

TIRANË, 4 maj /ATSH/ Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, reagoi sot duke thënë se shqiptarëve nuk mund t’iu grabitet kurrsesi vota dhe vullneti i shprehur përmes saj.

“Zero vëmendje ndaj Parlamentit me Zero opozitë”, u shpreh Blushi në një reagim në rrjetet sociale, ndërsa PS ka depozituar kërkesën e 50 deputetëve për fillimin e procedurës së shkarkimit të Presidentit të Republikës, që pritet të shqyrtohet nesër nga Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

“Ndryshimi është brenda në kuti. Hapni kutitë! Numëroni dhe rinumëroni me transparencë çdo votë sipas Kodit Zgjedhor”, theksoi Blushi, në vijim të reagimit.

“Çdo shkelje dhe manipulim të evidentohet me qetësi deri në fund të procesit!”, nënvizoi Blushi.

“Shqiptarëve nuk mund t’iu grabitet kurrsesi vota dhe vullneti i shprehur përmes saj”, theksoi Blushi. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.