HONG KONG – Kufizime të reja antiCovid

HONG KONG, 30 nëntor /ATSH-AFP/ – Autoritetet e Hong Kongut vendosën sot kufizime të reja për 7,5 milionë banorët e ish-kolonisë britanike, në mënyrë që të ndalonin përparimin e një vale të katërt epidemike.

Rajoni gjysmautonom i Kinës Jugore ka jetuar me shkallë të ndryshme të kufizimeve që nga fillimi i vitit, të cilat kanë rezultuar efektive në parandalimin e një rritje të numrit të rasteve të koronavirusit.

Qyteti, i cili për shkak të dendësisë së tij nuk ka frikë nga asgjë tjetër përveç një epidemie në shkallë të gjerë, ka arritur në mbi 6 000 raste që nga fillimi i vitit dhe 109 vdekje i janë atribuar zyrtarisht Covid-19.

Por, numri i rasteve të reja është rritur në ditët e fundit për shkak të një burimi  kontaminimi të lidhur me klubet e vallëzimit në qytet.

“Kjo valë e re e Covid-19 ka goditur Hong Kongun shumë shpejt”, u tha gazetarëve shefja ekzekutive e Hong Kongut Carrie Lam, duke njoftuar një numër kufizimesh që do të hyjnë në fuqi të mërkurën.

Të 170 000 nëpunësit civilë të Hong Kongut do të duhet të punojnë nga shtëpia, përveç nëse ata zënë funksione të gjykuara thelbësore dhe Lam u bëri thirrje kompanive private të inkurajojnë punonjësit e tyre të bëjnë të njëjtën gjë.

Takimet nuk mund të kalojnë dy persona, krahasuar me katër aktualisht, dhe restorantet nuk mund të strehojnë më shumë se dy persona për tryezë.

Shkollat, baret dhe klubet e natës tashmë janë urdhëruar të mbyllen.

Kufizimet e reja tani përfshijnë shumicën e vendeve të performancës, si dhe klube karaoke dhe parqet tematike.

Autoritetet planifikojnë të rrisin gjobat e vendosura për mosrespektimin e rregullave të distancës sociale, aktualisht 215 euro./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.