Ballina Bota

ITALI – Rënie e numrit të viktimave nga COVID-19, 243 në 24 orët e fundit

ROME, 8 maj /ATSH-ANSA/- Me 243 vdekjet e sotme, 31 më pak se dje, numri i përgjithshëm i viktimave kalon 30 mijë që nga fillimi i epidemisë.

Në ditën e sotme janë regjistruar 1 327 raste të reja, disa dhjetëra më pak se dje, ndërsa të shëruarit kanë qënë 2 747, të cilët kanë liruar 538 shtretër në repartet e zakonshme Covid dhe 143 në njësitë e kujdesit intensiv.

Tamponët e realizuar gjatë ditës së sotme kanë qënë 63 000./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFacebook ndryshon pamje
Artikulli tjetërTestimi serologjik në 2 spitalet COVID/ Mjeku Alimehmeti: Rezultate të ngjashme me përhapjen e antitrupave në personelin shëndetësor në Nju Jork