ROME, 8 maj /ATSH-ANSA/- Me 243 vdekjet e sotme, 31 më pak se dje, numri i përgjithshëm i viktimave kalon 30 mijë që nga fillimi i epidemisë.
Në ditën e sotme janë regjistruar 1 327 raste të reja, disa dhjetëra më pak se dje, ndërsa të shëruarit kanë qënë 2 747, të cilët kanë liruar 538 shtretër në repartet e zakonshme Covid dhe 143 në njësitë e kujdesit intensiv.
Tamponët e realizuar gjatë ditës së sotme kanë qënë 63 000./ /os/ a.jor.
