NJU JORK, 8 maj /ATSH-ANSA/- Kompania Facebook ndryshon pamjen e saj në kompjuter.
Rrjeti social në fakt ka vendosur të shpërndajë në mënyrë progresive versionin e tij të ri të desktopit për të gjithë përdoruesit.
Lajmet ishte njoftuar që vitin e kaluar gjatë një konference.
“Ne kemi bërë disa studime në fushë, duke biseduar me përdoruesit për të kuptuar se si të përmirësojmë përvojën në internet dhe sot jemi të lumtur t’ju prezantojmë me faqen e re, një pikë e re fillestare për vitet e ardhshme të Facebook.com”, shpjegon kompania e Mark Zuckerberg.
Në detaje, Facebooku i ri ju lejon të vendosni “modalitetin e errët”, domethënë sfondin e zi tashmë të pranishëm në aplikacione të ndryshme dhe sistemet operative e cila është më pak e mundimshme dhe ju lejon të kurseni bateri. /os/ a.jor.























