Ballina Bota

BRAZIL – Sao Paulo zgjat periudhën e kufizimit deri më 31 maj 

SAO PAULO, 8 maj /ATSH-AFP/- Guvernatori i shtetit të Sao Paulo-s, Joao Doria, njoftoi sot zgjatjen deri më 31 maj të kufizimit, në një përpjekje për të frenuar përhapjen e pandemisë.

Doria e mori këtë vendim pavarësisht presionit nga presidenti brazilian Jair Bolsonaro për të rihapur ekonominë, i shqetësuar nga situata e rëndë në shtetin e tij.

Rajoni më i godituri nga koronavirusi në vend, Sao Paulo ka regjistruar 3 206 të vdekur, që përbëjnë gati një të tretën e vdekjeve në të gjithë Brazilin./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMalësi e Madhe/ Fermerët vijojnë punën për kultivimin e bimëve mjekësore me masa mbrojtëse
Artikulli tjetërFacebook ndryshon pamje