TIRANË, 8 maj/ ATSH-A. Fortuzi/ 26% e profesionistëve shëndetësorë kanë rezultuar pozitivë me antitrupa të COVID-19.
Doktor Ilir Alimehmeti, përmes një mesazhi theksoi se këto shifra janë të ngjashme me prevalencën e antitrupave në personelin shëndetësor në New York.
“Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale njofton se janë testuar 323 kolegë të personelit shëndetësor për antitrupa anti-SARS-CoV-2 (përditësuar më 08 maj 2020). Në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive, 15% e profesionistëve shëndetësore kanë rezultuar pozitivë për antitrupat. Në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” (QSUT), 11% e profesionistëve shëndetësorë kanë rezultuar pozitivë për antitrupat. Këto shifra janë të ngjashme me prevalencën e antitrupave në personelin shëndetësor në New York”, – thekson Alimehmeti.
“Kujtoj lajmin e mirë që, ndër personelin shëndetësor fatmirësisht nuk ka asnjë rast fatal. Gjej rastin të falënderoj sërish të gjithë kolegët që kanë ofruar vazhdimisht shërbim, pavarësisht çdo kushti apo lajmi! Forca miq!” – mbyll mesazhin e tij, Ilir Alimehmeti. /j.p/r.e/























