Ballina Bota

SHBA – Pentagoni: 34 ushtarë pësuan dëmtime traumatike në tru pas sulmit të Iranit në Irak

UASHINGTON, 24 janar /ATSH-DPA/ – SHBA konfirmoi se 34 ushtarë janë diagnostikuar me dëmtime traumatike në tru pas sulmit iranian në bazën ushtarake në Irak.

Raketat balistike, që dëmtuan bazën ushtarake në Irak, ishin kundërpëgjigje e vrasjes së gjeneralit të lartë iranian Qassem Soleimani nga SHBA-ja.

Dëmtimet traumatike të trurit janë lëndime fizike që jo domosdoshmërisht janë të dukshme në fillim.

Pentagoni deklaroi se një pjesë e ushtarëve janë rikthyer tashmë në shërbim në Irak. Disa prej tyre u dërguan për trajtim në Gjermani dhe madje edhe në SHBA për rastet më të serioze. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – BE shpreh shqetësim për Shtetin e së Drejtës në Poloni
Artikulli tjetër“Parlamenti i Nxënësve” Shahini: Edukim ndaj brezave që të ngrenë zërin e tyre