Ballina Flash

“Parlamenti i Nxënësve” Shahini: Edukim ndaj brezave që të ngrenë zërin e tyre

TIRANË, 24 janar /ATSH/ – Në Ditën Ndërkombëtare të Edukimit u zhvillua edhe mbledhja e dytë e “Parlamentit të Nxënësve”.

Në fokus të kësaj mbledhjeje ishte propozimi dhe miratimi i rregullores së këtij organi këshillimor, zgjedhja e kryetarëve të komisioneve parlamentare sipas fushave përkatëse të përgjegjësisë, si dhe miratimi i planit vjetor të aktiviteteve për vitin 2020.

“Edukimi është njëkohësisht edhe ushtrim demokracie”, shprehet ministrja Shahini ndërsa thekson se “nëpërmjet këtij parlamenti, ne po i edukojmë brezat tanë të ngrenë zërin e tyre dhe të prezantojnë idetë, projektet dhe programet më të mira për t’i zbatuar nëpër shkollat tona”.

“Parlamenti i Nxënësve” ka dy dhoma: për 9-vjeçaret dhe për shkollat e mesme. Ai shërben si organ këshillimor pranë ministrit nëpërmjet të cilit përfaqësuesit prezantojnë ide, projekte e programe që janë në funksion të eksperiencës shkollore.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Pentagoni: 34 ushtarë pësuan dëmtime traumatike në tru pas sulmit të Iranit në Irak
Artikulli tjetërNegociatat/ Michel: Domosdoshmëri që kryetarët e vendeve europiane të bien dakord mbi mënyrën e zgjerimit