Ballina Aktualitet

Momente gëzimi/ Fëmijët e strehuar në Durrës ndezin bredhin e Krishtlindjeve

TIRANË, 6 dhjetor /ATSH/ Fëmijët e familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit kanë filluar përgatitjet për festat e fundvitit, duke harruar sadopak ditët e vështira dhe frikën pas tërmetit.

Ata kanë zbukuruar bredhin e Krishtlindjeve, si dhe kanë vendosur drita për të zbukuruar dhe gjallëruar qendrën sociale në Durrës ku janë strehuar përkohësisht.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga këto momente gëzimi të fëmijëve.

“Momente gëzimi të fëmijëve që kemi strehuar në Durrës, teksa ndezin Bredhin e Krishtlindjeve”, thekson Kryeministri Rama.

Edhe në qytetin e Durrësit jeta po i rikthehet normaliteti, si dhe atmosfera festive ndihet ngado në qytet, teksa janë ndezur edhe dritat e festive në të gjithë qytetin nga bashkia, bizneset dhe qytetarët.

/gj.mima/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Muzeu Historik solidarizohet përmes programeve edukative dhe argëtuese me fëmijët e prekur nga tërmeti
Artikulli tjetërPasojat nga tërmeti/ Dëmi që pritet të paguhet nga kompanitë e sigurimeve llogaritet rreth 25 milionë euro