FOTO/ Muzeu Historik solidarizohet përmes programeve edukative dhe argëtuese me fëmijët e prekur nga tërmeti

TIRANË, 6 dhjetor /ATSH/ – Muzeu Historik Kombëtar vazhdon me aktivitetete edukative-argëtuese me fëmijët e familjeve të dëmtuara nga tërmeti.

Muzeu Historik Kombëtar shkoi sot për të kthyer sado pak buzëqeshjen fëmijëve që ndodhen në hotel “Aler”, Golem, por edhe të gjithëve banorëve aty, ku prezantoi projektet “Muzeu Lëvizës” dhe “Arkeologu i vogël”.

Fëmijët kaluan disa orë duke u njohur me historikun e disa prej objekteve të trashëgimisë kulturore, nëpërmjet ekspozitës me objektet e riprodhuara. Po ashtu, ata patën mundësinë të ishin arkeologë për një ditë dhe të bëjnë zbulimet e tyre për epokat kryesore historike shqiptare.

Gjatë këtyre aktiviteteve, fëmijët kryen dhe vizatime, ngjyrosje, forma me plastelinë etj.
Nëpërmjet këtyre aktiviteteve, Muzeu Historik Kombëtar mundi të largojë sado pak trishtimin nga sytë e fëmijëve. /a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.