Ballina Ekonomi

FOTO/ Durrës, anija me 2450 tonë hekur mall tranzit për në Kosovë

TIRANË, 25 tetor/ATSH/- Një sasi prej 2450 tonë hekur që u shkarkua nga anijet në portin e Durrësit po i drejtohet me kamionë Kosovës.

Burime nga Qendra e Informacionit në Autoritetin Portual, bëjnë të ditur se anija “NS Koralle” me 2450 tonë hekur u shkarkua në fillim të kësaj jave dhe e gjithë sasia e mallit tranzit i është drejtuar Kosovës.

Në total nga anija tregtare janë shkarkuar 1203 rrotativë hekuri, bëhet e ditur nga burimet portuale. Grupe kamionësh me targa Kosove po ngarkohen këto ditë në sheshet e Terminalit Perëndimor për të vijuar më pas udhëtimin nëpërmjet Rrugës së Kombit.

Gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti në dy nga terminalet e portit të Durrësit janë përpunuar 140 mijë tonë mallra importi me drejtim për në Kosovë. /k.s/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHapja e llogarisë bankare, DPT: Afati shtyhet deri në 28 tetor
Artikulli tjetërPolicia Ushtarake trajnohet nga Karabinieria italiane