Policia Ushtarake trajnohet nga Karabinieria italiane

TIRANË, 25 tetor /ATSH/ – Policia Ushtarake po trajnohet nga Karabinieria italiane për rritjen e aftësive në përdorimin e armëve.
Ky trajnim dëshmon dhe njëherë bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve i nisur 27 vite më parë.  Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka e ka cilësuar këtë bashkëpunim mes dy policive si të shkëlqyer.
Efektivët e Policisë Ushtarake u përgatitën gjithashtu për stërvitje komplekse dhe qitje operative.
“Bashkëpunimi i shkëlqyer mes Policisë Ushtarake dhe Karabinierisë italiane ka një histori të gjatë që prej krijimit, 27 vite më parë”, shprehet Xhaçka.
Gjithashtu ministrja shprehet se ky trajnim me kolegët tanë italian do rris aftësinë e Policisë Ushtarake në përdorimin e armëve të kalibrave të ndryshëm.
“Sot, marrëdhënia mes dy strukturave me uniforma të zeza vijon me trajnimin e efektivëve tanë nga kolegët e tyre italianë, për rritjen e aftësive në përdorimin e armëve të gjata dhe të shkurtra”, tha Xhaçka. /a.a/ /a.g/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.