Ballina Ekonomi

Energjia alternative, agroindustria dhe turizmi, sektorët me interes për investitorët hungarezë

TIRANË, 25 tetor/ATSH/ Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj zhvilloi të premten një takim me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, Péter Szijjártó, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë.

Sipas Denaj, gjatë takimit u diskutua mbi mundësinë e intensifikimit të bashkëpunimit mes dy vendeve në planin ekonomik përmes tërheqjes së investimeve hungareze.

Sektorë strategjik me interes për investitorët hungarezë u veçuan energjia alternative, agroindustria dhe turizmi.

“Hungaria vlerëson reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe ofron mbështetjen e vazhdueshme të saj në proceset integruese dhe reformuese të vendit”, deklaroi ministrja Denaj.

/a.gjonaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPolicia Ushtarake trajnohet nga Karabinieria italiane
Artikulli tjetërInvestimet në infrastrukturë, përfundojnë punimet në qendrën e fshatit Plasë në Maliq