TIRANË, 20 Qershor /ATSH/ – Kuvendi do të zhvillojë sot në seancën plenare një interpelancë me Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, kërkuar nga deputeti Artur Roshi.
Gjithashtu në Kuvend do të prezantohet raporti i Prokurorit të Përgjithshëm mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2018.
Po ashtu sot do të prezantohet raporti i veprimtarisë vjetore të Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2018.
Kuvendi shqyrton sot edhe Projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr. 9900, datë 10.04.2008, “Për rezervat materiale të shtetit”.
Kuvendi shqyrton edhe projektligjin “Për disa shtesa në aktin normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 4, date 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”, miratuar me ligjin nr. 9967, datë 24.7.2008, dhe ndryshuar me ligjin nr. 3/2015”
Kuvendi shqyrton sot edhe projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, nismë deputetësh.
Kuvendi shqyrton edhe projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr.7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal I Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar – nismë e 37 mijë zgjedhësve .
Kuvendi shqyrton edhe Projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”.
Kuvendi shqyrton edhe Projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite, për shërbimet ajrore.
Kuvendi shqyrton edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite, për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal në lidhje me tatimin mbi të ardhurat dhe kapitalin”.
Kuvendi shqyrton edhe Projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (huamarrësi), Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), sh.a., (agjencia zbatuese e projektit) dhe KfW, Frankfurt am Main (KfW), për programin e investimeve për shpërndarjen e energjisë elektrike 1”.
/gj.mima/























