Ballina Bota

FRANCË – Arrestohet ish-kreu i ETA-s

PARIS, 20 qershor /ATSH-ANSA/ – Ish-kreu i organizatës separatiste dhe terroriste baske, ETA, Josu Ternera, ndaj të cilit drejtësia franceze kishte dekretuar lirimin e menjëhershëm në Francë për arsye shëndetësore, u arrestua përsëri nga autoritetet franceze, pas një kërkese për ekstradim të bërë nga Spanja, bëjnë të ditur burime ligjore.

Josu Ternera, i cili sapo ishte liruar nga sistemi francez i drejtësisë, u arrestua përsëri në mbrëmje, pas kërkesës për ekstradim për llogari të drejtësisë spanjolle.

I mbajtur në një burg në Paris, pas arrestimit të tij në mes të muajit majit në Francë, ai u vendos përsëri në paraburgim të përkohshëm pranë Drejtorisë së Përgjithshme për Sigurinë e Brendshme (DGSI), me kërkesë të zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Parisit./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPamje nga kantieri i “Arenës Kombëtare”, merr formë stadiumi i kuqezinjve
Artikulli tjetërSot në Kuvend ndryshimet në Kodin Penal për “krimin zgjedhor”