TIRANË, 13 prill /ATSH/ – Inspektorati Shtetëror Shëndetësor po vazhdon inspektimet për monitorimin e vazhdueshëm të zbatimit të ligjit për ndalimin e duhanpirjes në ambientet publike dhe ndalimin e alkoolit nën moshën 18 vjeç.
Ky inspektorat gjatë një muaji ka kryer 1721 inspektime, ku janë ndërmarr 149 masa administrative dhe 26 paralajmërime për mbyllje aktiviteti për pirjen e duhanit në ambiente publike dhe tregtimin e alkoolit dhe pijeve energjike për të mitur.
94 masa administrative janë ndërmarr për pirjen e duhanit në ambiente publike, 15 masa administrative për tregtimin e alkoolit dhe pijeve energjike për të miturit. Gjithashtu gjatë këtyre inspektimeve janë marr 2 masa administrative për mungesë të lejes së ushtrimit të profesionit në klinika dentare dhe 4 masa për kushte jo të mira sanitare në bare dhe restorante.
Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu shprehet se, “intensifikohen kontrollet e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor për ndalimin e duhanpirjes në ambientet publike, ndalimin e alkoolit nën 18 vjeç dhe për kushtet higjieno-sanitare në klinika, bare dhe restorante”.
/a.a/e.caushi/






















