TIRANË, 1 prill/ATSH/ – Ligji për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve është përmirësuar ndonëse ka ende punë për të bërë në drejtim të tyre.
Kështu u shpreh ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë raportimit në grupin parlamantar “Miqtë e fëmijëve”, drejtuar nga Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.
“Indikatorët e shëndetit të fëmijëve, legjislacioni që mbron fëmijët dhe trajtimi i fëmijëve në situatë të vështirë janë përmirësuar dukshëm, por kemi ende shumë për të bërë për mbrojtjen dhe të drejtat e fëmijëve”, tha Manastirliu.
Gjatë takimit u diskutua mbi masat e marra dhe sfidat për më shumë mbrojtje dhe siguri, në interesin më të lartë të fëmijëve, në kuadër të Raportit të 5-të që do t’i drejtohet Komitetit të Kombeve të Bashkuara të Ekspertëve për të Drejtat e Fëmijës në Gjenevë.
z.tosku/






















