Ballina Bota

LETËRSI – Kundera mbush 90 vjeç

PRAGË, 1 prill /ATSH-AFP/ – U linda më 1 prill, ka të bëje me metafizikën, kujton me ironi gjatë një interviste të tij të rrallë, shkrimtari Milan Kundera, i cili feston sot përvjetorin e tij të 90-të.

I lindur në Ceki dhe një francez i natyralizuar që prej vitit 1981, autor i “Lehtësia e papërballueshme e qenies” (1984), piktor sarkastik i gjendjes njerëzore, Kundera nuk bën pjesë në Akademinë Franceze dhe nuk ka marrë as Nobel-in në Letërsi, ndere që ai do t’i kishte merituar plotësisht si një nga autorët më të mëdhenj bashkëkohorë.

Shkrimtari, i cili është larguar nga mediet, mund të shihet duke u endur vërdallë me gruan e tij Vera në rrugën ”Cherche-Midi”, në Paris.

Shfaqja e tij e fundit në televizion daton në 1984, ndërsa intervista e tij e fundit me një gazetar ishte në vitin 1986.

Pothuajse i padukshëm, autor i “Pavdekshmëria” dhe “Jeta është diku tjetër”, ai është rregullisht viktimë e mashtrimeve makabre në rrjetet sociale, ku disa herë është shpallur i vdekur./ /ash/ /em/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKëshilla për virozat e stinës së pranverës
Artikulli tjetërTë drejtat e fëmijëve, Manastirliu: Ligji u përmirësua, por ka ende punë për të bërë