Ballina Flash

Rama: Studentët ekselentë punësohen në Ministrinë e Bujqësisë

TIRANË, 1 prill/ATSH/ – Në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në kuadër të Paktit për Universitetin janë punësuar përmes platformës “punetembare.al” 30 studentë ekselentë.

Kryeministri Edi Rama sjell në vëmendje se në kuadër të zbatimit të Paktit për Universitetin studentët ekselentë janë punësuar edhe në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

“Nga studimet me 9/10 drejt e në punë në administratën e bujqësisë e të zhvillimit rural, në zbatim të Paktit për Universitetin”, shprehet Rama.

Qeveria u ka krijuar për herë të parë mundësinë e punësimit studentëve ekselentë në administratën shtetërore.

Studentët që kanë mbaruar jashtë vendit, në universitetet private apo publike, me mesatare të notave 9 deri 10, kanë aplikuar në platformën “punetembare.al” dhe janë përzgjedhur fitues duke marrë emërime në pozicione vakante si specialistë apo pozicione të barazvlefshme në dikasteret dhe institucionet e varësisë./k.s/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTë drejtat e fëmijëve, Manastirliu: Ligji u përmirësua, por ka ende punë për të bërë
Artikulli tjetërReforma zgjedhore, Balla: Të hapur për konsensus me opozitën