Ballina Bota

UASHINGTON – Pompeo: SHBA-ja gati të japë 20 milionë dollarë ndihma për Venezuelën

UASHINGTON, 24 janar /ATSH-DPA/ – SHBA-ja është gati të dërgojë 20 milionë dollarë ndihma humanitare për të ndihmuar popullin e Venezuelës, deklaroi sot sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ndërkohë që u bënte thirrje gjithnjë e më shumë shteteve që të mos njohin Nicolas Maduro si president.

SHBA-ja ka njohur opozitarin, Juan Guaido, si presidentin e përkohshëm dhe shumë shtete të tjera, shumica në Amerikë, kanë ndjekur të njëjtin shembull.

Pompeo i kërkoi forcave venezuelase të sigurisë që të mbrojnë Guaidon dhe paralajmëroi mbështetësit e regjimit kundër sulmimit të protestuesve opozitarë.

Pompeo i bëri këto deklarata në selinë e Organizatës së Shteteve të Amerikës më Uashington, duke i “kërkuar anëtarëve të këtij grupimi që të mbështesë Guaidon dhe tranzicionin demokratik dhe të paqtë”. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ NASA publikun foto mahnitëse nga galaksitë fqinje
Artikulli tjetërMësim i rregullt te Fakulteti i Ekonomisë, sezoni i provimeve nis më 18 mars