Ballina Flash

FOTO/ NASA publikun foto mahnitëse nga galaksitë fqinje

TIRANË, 24 janar /ATSH/ – Fizikisht njerëzimit me teknologjinë aktuale i duhen miliona e miliona vite që të shkëputet nga galaksia e vet dhe të udhëtojë drejt galaksive fqinje.

Megjithatë, po falë teknologjisë këto galaksi janë vetëm një shkrepje larg. NASA publikoi fotot më të pastra e njëkohësisht mahnitëse të përfituara falë punës së teleskopit Hubble.

Imazhet janë pjesë e një projekti të quajtur “LEGUS”, akronim për “Legaxy ExtraGalactic UV Survey” me të cilin studiuesit e agjencisë hapësinore ndërkombëtare po punojnë prej vitesh.

Projekti synon ndërtimin e një atlasi gjigant me imazhe me ngjyra, që do të shërbejë për kuptimin dhe ndërtimin e hartave më të sakta për atë pjesë të universit që njeriu është në gjendje të shohë deri më tani, e që falë teknologjisë nuk është i vogël.

Rrezet ultravjollcë mundësojnë që në imazhet e shkrepura të fiksohen edhe yjet më të rinj e në formim e sipër, drita e të i cilëve është tepër e zbehtë për t’u kapur me metodat tradicionale. /a.a/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Chanel Couture pranverë 2019, parajsa e elegancës
Artikulli tjetërUASHINGTON – Pompeo: SHBA-ja gati të japë 20 milionë dollarë ndihma për Venezuelën