Ballina Bota

SHBA – Tregjet amerikane vazhdojnë rënien pavarësisht përpjekjeve nga Uashingtoni

UASHINGTON, 24 dhjetor /ATSH-DPA/ – Përpjekjet nga administrata presidenti amerikan, Donald Trump, për të frenuar shitjen e aksioneve me kosto të ulët nga tregjet deri tani ka dështuar, pasi në vigjilje të Krishtlindjeve u regjistrua një rënie e mëtejshme e treguesve në bursë.

Madje me një lëvizje që i habiti vëzhguesit e tregjeve, sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin telefonoi dje personalisht krerët e gjashtë bankave më të mëdha të vendit, në dukje për t’i garantuar mbi likuiditetin, ndonëse nuk ka asnjë detaj mbi këtë çështje.

Telefonata e tij erdhi pas javës më të keqe për tregjet amerikane që prej vitit 2008 dhe pas një bllokimi të pjesshëm të qeverisë federale që erdhi nga kërkesa e Trump për të financuar murin në kufirin me Meksikën, si dhe raportimeve se presidenti ka biseduar për largimin e kreut të Rezervës Federale. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Do t’i përgjigjemi me dinjitet përtej shqetësimeve të studentëve
Artikulli tjetërTURQI – Pas raketave S-400 ruse Ankaraja blen “Patriot” amerikanë