TIRANË, 5 dhjetor/ATSH/- Problematikat dhe vështirësitë e përditëshme të grave dhe vajzave në fshtatrat e Elbasanit u vunë në qendër të diskutimeve të takimit të zhvilluar në Elbasan.
Nënat, vajzat, bashkëshortet apo kryefamiljaret – gratë dhe vajzat në zonat rurale në Elbasan, mbështetur nga projektetet e organizatës ndërkombëtare që operon në Shqipëri në drejtim të të drejtave të grave “UN Women”, diskutuan në prani të zv/kryeministres Senida Mesi ku adresuan nevojën që kanë për mbështetje.
“Fuqizimi i grave në kuadër të forcimit të mekanizmit kombëtar të barazisë gjinore është një prioritet për qeverinë shqiptare”, u shpreh Mesi. /j.p/




























