Ballina Lajme nga Vendi

Mancini rikthen entuziazmin tek Italia

TIRANË, 5 dhjetor /ATSH/ – Roberto Mancini ka rikthyer entuziazmin tek Italia, duke tentuar të lërë pas periudhën e errët që kaloi skuadra pas eliminimit në “Play-Off”, duke mos siguruar një biletë për në Botëror.

Trajneri duket optimist për të ardhmen, madje duke shpalosur edhe objektiva ambicioz.
“Unë nuk punoj për të përgatitur një Itali konkurruese në Botërorin e Katarit, ne duhet të jemi gati për Europianin dhe të shkojmë për të fituar. Kemi shumë punë për të bërë, por rruga që po ndjekim është ajo e drejta. Kemi risjellë entuziazmin, ka harmoni dhe ekziston shpirti për të bërë mirë”, shprehet Mancini.

Italia gjendet në Grupin J, së bashku me Bosnjën, Finlandën, Greqinë, Armeninë dhe Litenshtejnin.

/gj.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFoto – Elbasan, adresohen vështirësitë e përditshmërisë së grave në fshat
Artikulli tjetër“Milan” emëron Ivan Gazidis, si drejtor të ri të klubit