Ballina Lajme nga Vendi

Elbasan, projekt për punësimin e personave me nevoja të veçanta

TIRANË, 4 dhjetor/ATSH/ – Qendra Shqiptare për Integrimin e personave me nevoja të veçanta prezantoi projektin për edukimin, fuqizimin dhe punësimin e të rinjve.

Përfaqësues të institucioneve publike në nivel vendor dhe organizatave të shoqërisë civile, që ushtrojnë aktivitetin në qarkun e Elbasanit u bënë bashkë në këtë takim.

Shërbimi Social Shtetëror ka bërë të ditur se projekti financohet dhe mbështetet nga GIZ Albania, programi për mbështetje ekonomike dhe zhvillim rajonal, promovim i punësimit edukim profesional dhe trajnime (Giz ProSEED).

Projekti synon të ndihmojë profesionistët e rinj të rriten profesionalisht dhe t’i përgatisë ata për tregun e punës. Po kështu, të ndihmojë të rinjtë me nevoja të veçanta të venë në pah aftësitë dhe talentet e tyre dhe krijimin e një platforme sociale, ku dy grupet e të rinjve do të ndërveprojnë me njëri-tjetrin.

z.tosku/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA –  Krerët gjermanë të automjeteve në Shtëpinë e Bardhë
Artikulli tjetërDita Ndërkombëtare, aktivitet edhe për vullnetarët e kryeqytetit