Ballina Bota

SHBA –  Krerët gjermanë të automjeteve në Shtëpinë e Bardhë

UASHINGTON, 4 dhjetor /ATSH-DPA/ – Krerët e tre prodhuesve më të mëdhenj gjermanë të automjeteve pritet të vizitojnë sot Shtëpinë e Bardhë ndërkohë që rriten shqetësimet në lidhje tarifa doganore ndaj makinave gjermane.

Krerët e “Daimler”, “Volkswagen” dhe BMW janë ftuar që të bisedojnë për situatën tregtare, sipas burimesh pranë kësaj dosje.

Nuk janë planifikuar negociata dhe presidenti amerikan, Donald Trump nuk do të jetë i pranishëm, por krerët e prodhuesve të automjeteve duan të përdorin këtë mundësi për të theksuar rëndësinë e sektorit gjerman të automjeteve për industrinë amerikane.

Trump ka kërcënuar se do të vendosë tarifa deri në 25% për automjetet e importuara nga Europa. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeseli: Kosova do të ecë përkrah SHBA-së në çdo hap
Artikulli tjetërElbasan, projekt për punësimin e personave me nevoja të veçanta