TIRANË, 4 dhjetor/ATSH/ – Ka mbi një miliard vullnetarë anembanë globit që i kushtojnë kohë dhe aftësi të tjerëve.
Çdo vit më 5 dhjetor në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarëve, festohet dhe njihen vullnetarët dhe kontributet e tyre kudo.
Ndërkohë që, këtë vit Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit në bashkinë e Tiranës, me qëllim ndërgjegjësimin e publikut për të kontribuar në shoqëri, ka menduar të bëjë bashkë vullnetarët e saj në aktivitete mbjellje, pastrimi e riciklimi pranë Parkut të Madh të Liqenit Artificial. Aktiviteti do të mbahet më 5 dhjetor në Parkun e Madh të Liqenit.
z.tosku/j.p/























