Ballina Bota

GJERMANI – Edhe Merkel në Uashington për të bindur Trump për tarifat e metaleve dhe Iranin

BERLIN, 26 prill /ATSH-AFP/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të pritet nesër në Uashington si një përpjekje e fundit europiane për të bindur presidentin amerikan, Donald Trump të mbrojë Bashkimin Europian nga sanksionet tregtare dhe të ruajë marrëveshjet strategjike për programin bërthamor iranian.

Kjo vizitë do të zhvillohet menjëherë pas asaj të presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili, pavarësisht afrimitetit të shfaqur me drejtuesin amerikan, nuk duket se ka marrë rezultate për këto dy çështje të mëdha.

Kancelarja gjermane duket se ka pak iluzione, veçanërisht për të drejtat doganore për çelikun dhe aluminin europian.

“Duke menduar që taksat doganore do të vihen në fuksion që prej 1 majit, ne do të duhet të shikojmë se çfarë do të bëjmë”, theksoi një zyrtar qeveritar gjerman./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakJepet me qira Porti i Limjonit në Sarandë
Artikulli tjetërStatus i veçantë për Akademinë e Filmit dhe Multimedias “Marubi”