Ballina Bota

TURQI – Të paktën katër të vdekur pas një sulmi në një universitet

STAMBOLL, 5 prill /ATSH-AFP/ – Të paktën katër persona u vranë sot në Turqi kur një person hapi zjarr në një universitet në Eskisehir, njoftoi agjencia turke e lajmeve, Dogan, duke shtuar se vrasësi ishte arrestuar.

Sipas agjencisë së lajmeve “Anadolu Agency”, personi i armatosur, një punonjës i Universitetit Osmangazi ka vrarë një zëvendësdekan, dy pedagogë dhe një sekretar të Universitetit, për shkaqe të panjohura.

“Disa ambulanca dhe automjete të policisë kanë mbërritur në vendngjarje”, njoftoi agjencia e lajmeve “Dogan”, ndërkohë që televizionet tregojnë punonjësit dhe studentët e universitetit në lot.

Cituar nga e përditshmja “Hurriyet”, rektori i universitetit, Hasan Gonen konfirmoi se katër prej punonjësve ishin vrarë.

Sipas tij, personi i armatosur kishte hyrë në zyrën e dekanit, i cili nuk ndodhej aty për momentin, para se të vriste katër persona të tjerë./
/ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosto e lartë e “Rrugës së Kombit” për shkak të vjedhjes së madhe
Artikulli tjetërShqipëria meriton hapjen e pakushtëzuar të negociatave me BE, protesta nuk ndikon