Ballina Ekonomi

Hetimi tatimor, kualifikohen 59 kandidatë

TIRANE, 5 Prill/ATSH/- Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve publikoi listën e kandidatëve të kualifikuar për fazën e intervistës së strukturuar, për pranimin në strukturat e Hetimit Tatimor.

Në përfundim të konkurrimit, testimit me shkrim, për pranim në strukturat e Hetimit Tatimor u kualifikuan 59 kandidatë për të vijuar fazën e intervistës së strukturuar

Sipas DPT-së, intervista do të zhvillohet në datën 7 prill, ora 09.00, pranë ambienteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve./a.gjonaj/ /a.g/

https://www.tatime.gov.al/d/8/45/45/498/lista-emerore-e-kandidateve-te-kualifikuar-per-fazen-e-intervistes-se-strukturuar-per-pranimin-ne-strukturat-e-hetimit-tatimor

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFilmi “Black Panther” përgatitet t’i zërë vendin filmit “Titanic”
Artikulli tjetërTragetet në Durrës, 118 mijë udhëtarë dhe 219 mijë tonë mallra