Agjencia Telegrafike Shqiptare

Hetimi tatimor, kualifikohen 59 kandidatë

TIRANE, 5 Prill/ATSH/- Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve publikoi listën e kandidatëve të kualifikuar për fazën e intervistës së strukturuar, për pranimin në strukturat e Hetimit Tatimor.

Në përfundim të konkurrimit, testimit me shkrim, për pranim në strukturat e Hetimit Tatimor u kualifikuan 59 kandidatë për të vijuar fazën e intervistës së strukturuar

Sipas DPT-së, intervista do të zhvillohet në datën 7 prill, ora 09.00, pranë ambienteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve./a.gjonaj/ /a.g/

https://www.tatime.gov.al/d/8/45/45/498/lista-emerore-e-kandidateve-te-kualifikuar-per-fazen-e-intervistes-se-strukturuar-per-pranimin-ne-strukturat-e-hetimit-tatimor

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version