Ballina Lajme nga Vendi

Filmi “Black Panther” përgatitet t’i zërë vendin filmit “Titanic”

TIRANË, 5 Prill /ATSH/ – “Black Panther” është një nga filmat e studios “Marvel” më të vlerësuar nga kritika dhe gjithashtu më fitimprurës. Filmi ka thyer një tjetër rekord në “box office”.

Filmi me superhero, në të cilin interpretojnë Chadwick Boseman dhe Michael B. Jordan, ka grumbulluar 652.5 milionë dollarë, duke u bërë filmi i katërt në histori me më shumë fitime në SHBA.

Pasi la pas “Jurassic World” (652.3 milionë dollarë), “Black Panther po përgatitet që t’i zërë vendin edhe filmit “Titanic” të vitit 1997, që aktualisht renditet i treti në “box office” amerikan, me 659.4 milionë dollarë.

Dy vendet e para të renditjes mbahen nga “Star Wars: The Force Awakens” (936.7 milionë dollarë) dhe Avatar (760.5 milionë dollarë).

“Black Panther” ka grumbulluar 1 miliard e 279 milionë dollarë në të gjithë botën, duke u renditur në vendin e 10 në klasifikimin e filmave me më shumë fitime. /a.a/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Tirana Green City” dhe një qytet inteligjent si Tirana
Artikulli tjetërHetimi tatimor, kualifikohen 59 kandidatë