Ballina Lajme nga Vendi

Xhaçka: FA vijojnë pa ndërprerje angazhimin për përballimin e përmbytjeve në NënShkodër

TIRANË, 20 Mars/ATSH/ – Forcat e Armatosura të Shqipërisë vijojnë pa ndërprerje angazhimin për përballimin e përmbytjeve në Shkodër.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se, “Forcat e Armatosura të Shqipërisë vijojnë pa ndërprerje angazhimin për përballimin e përmbytjeve në NënShkodër.
Në Obot, mjetet ujore janë në lundrim nga agimi deri në muzg, ndërkohë që në njësinë administrative Dajç mjetet e larta dhe djemtë e b1k janë në terren pranë banorëve 24 orë.
Veç evakuimit të 25 banorëve, transportit të 225 të tjerëve midis të cilëve nxënës e arsimtarë, FA kanë transportuar me urgjencë në spitalin e Shkodrës 2 të sëmurë nga fshatrat Belaj e Shirq.
FA gjithashtu kanë evakuuar 130 krerë bagëti në rrezik, si dhe kanë shpërndarë 1360 kg ushqime.
FA në krye të detyrës!”/z.t//e.caushi/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHaradinaj u bën edhe një herë thirrje deputetëve të votojnë Demarkacionin
Artikulli tjetërFRANCË – MB: Ulet ndjeshëm numri i azilkërkuesve shqiptarë